Autoritetet e Guardia di Finanza në Perugia arrestuan një shqiptar për trafikim droge, konkretisht 16 kg kokainë me vlerë rreth 500 mijë euro në shitje me shumicë dhe mbi 1 milion euro me pakicë. Shqiptari, pa precedent penal, u ndalua gjatë një kontroll rrugor në Castiglione del Mare, ku u zbulua një vend i fshehtë në sediljen e pasagjerit. Një kontroll në banesën e tij zbuloi 2 çanta me drogë, pas së cilës ai u arrestua.
Posted inKryesore


