Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, u dënua me 1 vit burg nga GJKKO për shkelje të barazisë në tenderë. Falë gjykimit të shkurtuar, dënimi do të konvertohet në 2 vite shërbim prove. Ai nuk do të lejhet të ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Akuzat lidhen me dy tendera për naftën, ku dyshohet se ka penguar një subjekt privat nga kualifikimi në procedura blerjeje për shkak të mangësive në autorizimet e nevojshme.
Posted inKryesore


