Ish-futbollisti Nicklas Bendtner, i njohur për karrierën e tij me Arsenalin dhe Juventusin, u sulmua me thikë në Nju-Jork. 36-vjeçari ishte duke ecur me miqtë kur një burrë e goditi nga mbrapa. Ndërsa Bendtner shpëtoi pa lëndime, një shok i tij u plagos. Sulmuesi, Joshua Zinberg, i cili kishte probleme mentale, u arrestua dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Bendtner ka përjetuar trauma nga ngjarja dhe nuk ka dhënë komente të tjera.
Posted inSport


