De Biazi ka folur për Kristjan Asllanin në një intervistë, duke theksuar cilësitë e mesfushorit shqiptar. Ai përmendi presionin që ndjen Asllani për shkak të konkurrencës te Interi, por beson se ai ka potencial për t’u bërë një pjesë e rëndësishme në lojën e trajnerit Inzaghi. Sipas De Biazit, Asllani duhet të mësojë nga lojtarë si Calhanoglu dhe se ka shumë mundësi për të treguar vlerat e tij.
Posted inSport


