Sot, shqiptarët përkujtojnë 69-vjetorin e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz. Jashari luajti një rol kyç në organizimin ushtarak pas shuarjes së institucioneve kosovare në vitin 1990 dhe udhëhoqi luftërat e para ndaj forcave serbe. Sulmi i njohur mbi shtëpinë e tij ndodhi më 5 mars 1998, duke rezultuar në një heroizëm të papërsëritshëm. Jashari nderohet si Hero i Kosovës.
Posted inKryesore


