Policia insistoi se vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” ka vetëm një autor, ndonëse ndodhi një përplasje me një të mitur tjetër. Dëshmitarët sugjerojnë një goditës të dytë, por policia refuzon ta pranojë, duke u mbështetur në prova hetimore që nuk publikohen për arsye “sekreti hetimor”. Policia kritikoi median për raportimin e zërave të ndryshëm, duke thënë se e dëmton besimin publik. Opozita pretendon se autori i dyshuar është mbrojtur për shkak të lidhjeve familjare me agjencitë ligjzbatuese.
Posted inKryesore


