Prof. Sami Repishti, një mbijetues i burgjeve të komunizmit në Shqipëri, vdiq më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare. Lindi në Shkodër dhe u arrestua në 1946 për “agjitacion e propagandë”. Pasi vuajti 10 vjet burg, ai arratiset në Jugosllavi dhe më pas emigroi në ShBA. Si profesor dhe aktivist, ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe dëshmoi para Kongresit. Është autor i dy librave që përshkruajnë vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist.
Posted inShow Bizz


