Luis Meçja, 14-vjeçari i plagosur në një ngjarje tragjike pranë shkollës “Fan Noli”, ka folur për incidentin ku shoku i tij, Martin Cani, humbi jetën. Ai ka konfirmuar se në vendngjarje ishin dy persona me thika dhe shpreh se ndihet i trembur, por më i qetë tani. Luis falënderon të gjithë për mbështetje dhe thotë se sherrin duhet ta shmangim, pasi sjell pasoja të rënda. Ai gjithashtu shpreh se ishte atje për të mbrojtur Martinin.
Posted inKryesore


