Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak ndaj bankave për abuzim në tregun e sigurimit të jetës për kredi, pas një ankese. Hetimi shqyrton procedurat e bankave për këtë produkt dhe mundësinë e sjelljeve antikonkurruese që kufizojnë zgjedhjen e klientëve. Në vitin 2024, u nënshkruan pothuajse 97 mijë kontrata sigurimi, me një rritje të dukshme të primëve. Sigurimi i jetës së debitorit përbën 78% të tregut të sigurimeve në Shqipëri.
Posted inKryesore


