Adem Jashari, komandant legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të kishte festuar 69 vjetorin e lindjes më 28 nëntor. Ai lindi në Prekaz në vitin 1955 dhe u bë simbol i qëndresës shqiptare. Pas rënies së institucioneve të Kosovës më 1990, ai u angazhua në luftën për liri, veçanërisht gjatë sulmeve të policisë serbe në vitin 1998. Qëndresa heroike e tij dhe familjes së tij njihet si Epopeja e UÇK-së. Jashari është nderuar si Hero i Kosovës.
Posted inKryesore


