Sot shënohet 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi, me aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve. Krerët e shtetit do të vendosin kurora në Varrezat e Dëshmorëve dhe në monumentin “Nëna Shqipëri”. Shqipëria, e pushtuar nga Italia dhe më pas nga Gjermania, u çlirua më 29 nëntor 1944. Lufta e viteve ’40 pozicionoi Shqipërinë në krahun e koalicionit antifashist, duke e dalluar nga vendet e tjera ballkanike.
Posted inKryesore


