Pas shitjes së Alessandro Buongiorno te Napoli për 40 milionë euro, Torino po kërkon një qendërmbrojtës të ri, me Albian Hajdari, 21-vjeçar shqiptar nga Lugano, në listën e opsioneve. Hajdari, i cili ka luajtur më parë për ekipin e rinjve të Juventus, është një lojtar me potencial të lartë dhe mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Presidenti Cairo pritet të bëjë një ofertë prej 4 milion eurosh, për të cilin gjithashtu kanë shfaqur interes Augsburg dhe Girona.
Posted inSport


