Mbrëmë, ndërtesa e komunës së Zveçanit u sulmua me një granatë dore, e cila shkaktoi dëme materiale, përfshirë katër automjete të parkuara. Zëvendës policia për veriun, Veton Elshani, konfirmoi shpërthimin, duke theksuar se nuk kishte të lënduar. Policia është në procesin e hetimit për zbardhjen e rastit.
Posted inKryesore


