Në mëngjesin e 3 dhjetorit, karabinierët italianë arrestuan 8 anëtarë të një bande shqiptaro-italiane të trafikut të drogës, duke zbatuar urdhra të Gjykatës së Barit. Grupi, i përbërë nga 15 persona, organizonte trafikun e kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria në Itali dhe më pas në vende të tjera evropiane. Aktiviteti i tyre kishte kulmuar nga marsi deri në gusht 2023, duke fituar mbi 1 milion euro në muaj. Hetimet zbuluan strukturën e grupit dhe rolet e anëtarëve.
Posted inKryesore


