Një shqiptar 37-vjeçar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, ndërsa një grek 38-vjeçar ishte gjithashtu pa ndjenja. Pas mbërritjes së mjekëve, u konstatua vdekja e shqiptarit, ndërsa greku u dërgua në spital dhe më vonë u kthye në qeli. Policia ka filluar hetimet dhe priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së shqiptarit.
Posted inKryesore


