Kombëtarja shqiptare e minifutbollit fitoi ndeshjen e tretë në grupin F të Socca World Cup 2024, duke mposhtur Letoninë 2-1. Giovanni Hoxha shënoi golin e parë në minutën e 15-të, ndërsa Erald Leci realizoi golin e fitores në minutën e 29-të. Pas këtij triumfi, Shqipëria grumbulloi 6 pikë dhe përgatitet për ndeshjen e fundit në grup ndaj Meksikës më 5 dhjetor, me shpresën për të avancuar në raundin e 1/16-ave.
Posted inSport


