Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme pas përfundimit të hetimeve për shpërdorim detyre, lidhur me licencimin e një karburanti ndërtuar pa leje. Ai tha se nuk do të japë dorëheqje dhe do të mbetet në post. Duro është nën hetim së bashku me pesë punonjës të bashkisë pas një denoncimi nga një pronar tjetër karburanti për mungesën e certifikatës së pasurisë.
Posted inKryesore


