Katër shqiptarë dhe një bullgar u dënuan për trafik ndërkombëtar droge në Britani, me dënime që arrijnë deri në 33 vite burg. Sasia e drogës, 200 milion paund, ishte fshehur në ngarkesë bananesh dhe ishte më e madhja e kapur në 2021. Petko Zhutev, përgjegjës për dërgimin, mori 27 vite burg. Erik Muci, u shpall organizator kryesor, ndërsa të tjerët, si Bruno Kuci dhe Gjergji Diko, morën dënime nga 18 në 21 vite.
Posted inKryesore


