Një mësues në Poliçan, Ervis Shpata, është vënë nën hetim nga Policia e Beratit për kërcënim ndaj një nxënësi 18-vjeçar, D. L., pas pretendimeve se ky i fundit e kishte ofenduar në rrjetet sociale. Policia ka referuar rastin në Prokurori, duke nisur procedimin për veprën penale “kanosja”. Mësuesi akuzohet se ka kaluar kufijtë e profesionit duke kërcënuar nxënësin për shkak të dyshimeve mbi sjelljen e tij në platformat online.
Posted inKryesore


