Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë Julian Gjoshi, kunatin e Altin Hajrit, i dënuar për vrasjen e Alfred Dedjes. Gjoshi, i arrestuar më 2021 për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe mbajtjen e armëve, përfitoi nga procedura e shkurtuar dhe rrethana lehtësuese si shëndeti i tij dhe nevoja për të kujdesur për babain. Ai u dënuua me 6 vite burg, por iu falën 2 vjet e 7 muaj dhe do të jetë nën provë për 3 vjet.
Posted inKryesore


