Në San Cassiano dei Bani të Toskanës, janë zbuluar statuja, monedha dhe bizhuteri nga koha romake dhe etruske, njoftoi ministria e kulturës e Italisë. Gërmimet, që filluan në 2019, zbuluan objekte si statuja bronzi, mijëra monedha dhe një kurorë të artë. Një statujë e madhe, e cila përshkruan perëndinë Agathodaemon, është ndër gjetjet më të rëndësishme. Thesaret do të ekspozohen në një muze të ri në qytet deri në vitin 2026.
Posted inKryesore


