Armand Nuraj, një 37-vjeçar shqiptar, u gjet i vdekur në qelinë e burgut të Malandrinos në Greqi, në orët e para të mëngjesit të 1 dhjetorit. Ai ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. Në të njëjtën qeli, u gjet edhe një 38-vjeçar grek, i cili mbijetoi pas ndihmës mjekësore. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, pa pasur të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale.
Posted inKryesore


