Shtetasi Aleksandër Mëhilli, 22 vjeç, u kap në fshatin Dobraç si bashkëpunëtor në vrasjen e Valter Fjerzës në Shtator 2024. Gjykata e Shkodrës e arrestoi atë për “Moskallëzim të krimit”, “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Prodhim e shitje narkotikësh”. Mëhilli ishte në kërkim pas një konflikti në Hot të Ri, ku një person mbeti i vrarë me armë. Një thikë u sekuestrua si provë materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të tjera.
Posted inKryesore


