Shqipëria do të njohë nesër rivalët e saj në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Shorti do të hidhet në FIFA në Zyrih në orën 12:00, në prani të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe trajnerit Silvinjo, të cilët do të ndajnë përshtypjet e tyre në kanale sociale. Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë, me kualifikuesit që fillojnë në mars 2025 dhe përfundojnë me fazën “play-off” në mars 2026.
Posted inSport


