Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen e një automjeti në hyrjen e një mobilerie. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku ai, nën kërcënimin e një mjeti prerës, mori çelësin e makinës. Pas operacionit policor të koduar “Grab”, i arrestuari, I. L., u gjet dhe automjeti u sekuestrua si provë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


