Mëngjesin e sotëm, policia ka kontrolluar shtëpitë e ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami, për dyshime për krime të lidhura me Lotarinë e Maqedonisë. Grubi nuk u gjet në shtëpi, pasi është në Kosovë për vizitë private, ndërsa Bajrami ka ikur jashtë vendit. Në shtëpinë e Bajramit u gjetën 50 mijë franga zvicerane. Familjarët e Bajramit kanë premtuar se ai do të kthehet.
Posted inKryesore


