Detajet e reja nga atentati mafioz në Athinë, ku u vra shqiptari Irakli Davella, zbulojnë se i plagosuri, Edi Lulo, 46 vjeç, kishte identitetin e vjetër Etmond Hysa, lindur në 1978. Ai kishte hyrë në Greqi nga Gjermania një ditë përpara sulmit. Policia dyshon se ai është vrasës me pagesë dhe objektivi i sulmit. Akuzat nuk janë ngritur akoma, por pritet të akuzohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.
Posted inKryesore


