Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit kërkesën për shfuqizimin e vendimit që heq masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën, i cili u lirua më 27 nëntor. Avokati i tij, Genc Gjokutaj, konfirmoi që nga aty, Berisha është i lirë pa asnjë masë sigurimi, duke theksuar se procesi është politik. SPAK ka paralajmëruar ankim ndaj vendimit të gjykatës.
Posted inKryesore


