Seanca paraprake për dosjen “Partizani” është shtyrë për herë të tretë, këtë herë për më 6 Janar. Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, theksoi se Berisha nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe do të vazhdojnë mbrojtjen në një gjykim publik. Proçesi përfshin 333 fashikuj hetimorë dhe akuzat për korrupsion janë mohuar nga të pandehurit, të cilët pretenduan se akuzat janë politike dhe të motivuara nga kryeministri Edi Rama.
Posted inKryesore


