Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Tiranë do të aplikohet deri në vitin 2025, me pritshmëri arkëtimi prej 805 mln lekësh për atë vit. Rritja e të ardhurave pritet për familjarët dhe bizneset për shkak të rritjes së çmimeve të referencës. Taksa është në fuqi që nga viti 2016, fillimisht deri në 2022, dhe është shtyrë për 3 vite të tjera. Familjarët paguajnë në 12 këste, ndërsa totaliteti i të ardhurave nga kjo taksë arrin rreth 60 milion euro deri në 2025.
Posted inKryesore


