Një ngjarje tragjike ndodhi në Kukës ku një 26-vjeçare, M. O. nga fshati Kosharisht, u gjet e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit. Ekipi mjekoligjor nuk gjeti shenja dhune, duke dyshuar se ajo është vetëvrarë. Familjarët kishin raportuar humbjen e kontakteve me të më 16 Dhjetor. Trupi u zbulua një ditë më vonë dhe çështja po hetohet nga Prokuroria në Kukës.
Posted inKryesore


