Gjykata e Tiranës ka konfiskuar dy dy resorte të Emiljan Burbës, i cili ishte i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge. Pasuritë e tij dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal gjatë 2003-2006, kur ai transportonte heroinë nga Shqipëria në Itali. Prokuroria argumentoi se këto pasuri nuk justifikohen ekonomikisht dhe janë rezultat i veprave të paligjshme, duke kërkuar kalimin e tyre në pronësi të shtetit.
Posted inKryesore


