Mjegulla e dendur në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në aksin Korçë-Maliq, veçanërisht në qytet dhe drejt Pogradecit. Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të udhëtojnë me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet për shkak të shikimit të kufizuar. Policia ka kërkuar kujdes në ngjitjen e Qafë Thanës, ku mjegulla është gjithashtu e pranishme dhe rruga ka kthesa të shumta, disa prej të cilave janë të padukshme.
Posted inKryesore


