Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për aksionin “Toyota Yaris”, duke ngritur akuza për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Zyrtarja Erjona Daupaj dhe avokati Radovan Çela akuzohen gjithashtu për këto krime, ndërsa Astrit Vlasi është në akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët kanë 10 ditë për të kundërshtuar akuzat, dhe vendimi për gjykim pritet nga GJKKO. Zarka është arrestuar, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.
Posted inKryesore


