Kristian Asllani, mesfushori i kombëtares shqiptare, realizoi një “goli olimpik” në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udinezes, duke u bërë pjesë e disa legjendave të futbollit që kanë shënuar në këtë mënyrë. Ai u kujtua për Alvaro Rekobën, që gjithashtu shënoi një gol të tillë për Interin në 2007. Midis emrave të tjerë që e kanë arritur këtë janë Dejvid Bekam, Tieri Henri, Toni Kros dhe Heung-Min Son, ndërsa Lionel Mesi mbetet jashtë kësaj liste.
Posted inSport


