Një banesë në Gjirokastër u përfshi nga zjarri sot, duke djegur disa orendi, por pa shkaktuar lëndime në njerëz. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Pllakë’, në katin e dytë, dhe zjarri u shkaktua nga një defekt në bombulën e gazit në ballkonin e shtëpisë. Shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje dhe arriti të neutralizojë dhe shuajë zjarri pa lejuar që të depërtojë brenda banesës.
Posted inKryesore


