Institucioni i Komisionerëve Publikë ka depozituar një ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për prokuroreshën Eranda Laze, motra e deputetes socialiste Ermonela Felaj, sipas rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ankimi kërkon shkarkimin e Lazes për mangësi në pasuri dhe etikë. Ajo e kundërshtoi hetimin mbi bilancin negativ dhe udhëtimet me persona të përfshirë në krim, por u konfirmua në detyrë nga dy anëtarë të KPK.
Posted inKryesore


