Në Kakavijë, radha për në Shqipëri arrin deri në 1 km, me rreth 8000 qytetarë shqiptarë që kanë hyrë sot. Pritja është rreth 2 orë për shkak të fluksit të lartë. Autoritetet greke operojnë 2 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Gjatë javës, rreth 18 mijë persona kanë hyrë, dhe gjatë festave priten edhe 30 mijë të tjerë. Rreth 700 qytetarë presin për dokumentacionin në anën greke të kufirit.
Posted inKryesore


