Një sondazh i “Monitor” zbulon se punonjësit në sektorin privat mendojnë se pagat duhet të indeksohen çdo vit me inflacionin, për të përmirësuar kushtet e punës. Mungesa e politikave të qarta për pagat, hendeku mes aftësive dhe nevojave të tregut, si dhe prania e nepotizmit janë shqetësime primare. Të anketuarit sugjerojnë përmirësimin e sistemit arsimor, luftimin e informalitetit dhe investime në sektoret inovative për krijimin e mundësive më të mira të punës.
Posted inKryesore


