Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, duke bllokuar disa akse të rëndësishme. Sipas policisë, ka vështirësi në “Bajram Curri-Valbonë”, “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, “Bogë-Qafë Thorë-Theth”, dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”. Aksi “Bypass-Qafë Murrizë” është i pakalueshëm për pastrimin nga dëbora. Policia apelon për vigjilencë dhe ndjekjen e udhëzimeve për sigurinë në rrugë.
Posted inKryesore


