Honda dhe Nissan njoftuan planin për bashkim, për t’u përballur me konkurrencën në tregun e makinave elektrike. Ky bashkim do t’i bënte ata prodhuesin e tretë më të madh pas Toyota dhe Volkswagen. Të dy kompanitë, duke përfshirë Mitsubishi Motors, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe synojnë të përfundojnë marrëveshjen deri në gusht 2026. Presidenti i Honda, Toshihiro Mibe, tha se do të ruajnë markat e secilës kompani.
Posted inBiznes


