Më 21 Dhjetor, u regjistrua një shpërthim në një apartament në Tiranë, i cili dyshohet se është kryer me anë të një droni. Apartamenti i përkiste Albert Thoma, i cili e kishte dhënë me qira për Elenën Arëza, bashkëjetuese e Bernard Sinomatit. Dyshohet se Sinomati ishte objektivi i sulmit, pasi ka shpëtuar nga atentate të tjera. Hetimet po shqyrtojnë lidhje me një atentat tjetër ndaj Kevin Hajrullës dhe përfshijnë deklarata të pronarëve dhe dëshmitarëve.
Posted inKryesore


