Fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës është i lartë nga data 20 dhjetor, me mbi 35 mijë emigrantë që kanë hyrë nga Greqia për festat e fundvitit. Rreth 15 mijë qytetarë kanë udhëtuar drejt Greqisë. Në 24 orët e fundit, 6219 udhëtarë kanë hyrë dhe 1484 kanë dalë. Policitë kufitare po menaxhojnë fluksin me 5 sportele shqiptare dhe 3 greke, dhe pritet që aktiviteti të mbetet i lartë deri në fund të muajit.
Posted inKryesore


