Gjatë këtyre ditëve, pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka parë një fluks të madh shqiptarësh që kthehen për festat. Në 5 ditë, kanë hyrë e dalë 42,477 persona, me hyrjet dominuese. Pikat kufitare kanë menaxhuar situatën me 6 sportele. Ndërsa në Qafë Thanë ka pasur gjithashtu fluks, me qytetarët që shkojnë për pazare në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit, Kapshtica ka pasur 6,219 hyrje dhe 1,484 dalje.
Posted inKryesore


