Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit 2024 në Bundesliga, sipas “SofaScore”. Viti 2024 ka shënuar një ndryshim të madh, me Leverkusen që fitoi titullin kampion duke thyer dominimin e Bayern Munchen. Xhaka ka pasur një vit të shkëlqyer, duke qenë njëri nga liderët e ekipit. Formacioni përfshin gjithashtu yje nga skuadra të tjera, si Joshua Kimmich dhe Harry Kane.
Posted inSport


