Evertoni u barazua 1-1 me Manchester Cityn në Premier League, ku Armando Broja luajti në 20 minutat e fundit. Ai u tregua i rrezikshëm, duke vënë në vështirësi ekipin kampion, me Foden që u detyrua të bëjë faull ndaj tij. Broja e nisi një aksion premtues në fund të ndeshjes. Pas takimit, paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.8.
Posted inSport


