Manchester City vazhdon krizën e rezultateve, duke barazuar 1-1 me Evertonin në javën e 18-të të Premier League. Bernardo Silva shënoi në minutën e 14-të, por Ndiaye e barazoi rezultatin në të 36-tën. Në pjesën e dytë, Haaland humbi një penallti që mund të kishte sjellë fitoren për City. Skuadra e Guardiolës grumbulloi vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit, ndërsa Evertoni arriti një barazim të rëndësishëm përballë një ekipi të madh.
Posted inSport


