Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar se deri tani nuk ka raste të konfirmuara të lisë së majmunit në Shqipëri. Ai informoi se një rast i importuar është konfirmuar në Kosovë, që vjen nga Afrika Perëndimore. Edhe pse Shqipëria nuk është imune, nuk ka vend për panik. Lija e majmunit përhapet me kontakt të ngushtë dhe ka masa për parandalimin. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale për këtë sëmundje.
Posted inKryesore


