Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ngritur një komision për të kontrolluar situatën në Teatrin Kombëtar pas denoncimeve të emisionit “Piranjat” për drejtorin Altin Basha. Ministri Gonxhe ka urdhëruar inspektimin e menaxhimit dhe aludimeve për abuzime me buxhetin, duke përfshirë blerjen e kostumeve dhe organizimin selektiv të shfaqjeve. Pas shqyrtimit, do të merren masat ligjore të nevojshme.
Posted inKryesore


