Apeli i GJKKO konfirmoi masën e sigurimit “arrest me burg” për 10 anëtarët e një grupi kriminal të trafikut të kokainës, përfshirë 3 të huaj. Një operacion më 15 nëntor çoi në kapjen e 850 lëkurave me kokainë brenda një laboratori të avancuar në Qerekë. Më shumë se 48 ton lëkura, të mbushura me drogë, kishin kaluar në portin e Durrësit, ku ishin vëzhguar nga SPAK për të zbuluar grupin.
Posted inKryesore


